# Infrastrukturë private për zyrën

> Infrastrukturë · në përdorim. Kompjuterë zyre të virtualizuar, remote desktop i sigurt, një llogari për secilin person dhe një dashboard i brendshëm.

- Faqja: https://plexus.al/sq/work/office/
- Gjuha: Shqip
- Versioni në anglisht: https://plexus.al/work/office.md

- Shërbimet: [Infrastrukturë & siguri](https://plexus.al/sq/services/infrastructure-security.md)
- **Problemi:** Stafi duhej të punonte nga larg në kompjuterët e zyrës, me llogari dhe linja të ndara.
- **U ndërtua:** Kompjuterë zyre të virtualizuar, që hapen nga browser-i, me një llogari për person.
- **Çfarë ndryshoi:** Rreth njëzet persona punojnë nga larg pa asgjë të hapur në internet.

## Problemi

Stafi duhej të punonte nga larg në kompjuterët e zyrës, secili me llogarinë e vet dhe me linja interneti të ndara, pa e ekspozuar zyrën.

**Çfarë duhej ndryshuar:** Kush ka nevojë për cilin kompjuter, përmes cilës linje, dhe çfarë mund të shohin menaxherët.

## Sistemi

Kompjuterë zyre të virtualizuar, remote desktop i sigurt nga browser-i, një llogari për person, një dashboard i brendshëm që tregon kush është online dhe dy linja interneti të ndara.

**U lidh:** Guacamole REST API; MikroTik me dy linja statike.

**U automatizua:** Kush është online, kush po punon me çfarë, pastrimi i sesioneve të mbetura hapur.

## Zbatimi

Host-e, remote desktop në browser, llogari dhe akses për secilin person, monitorim online, statistika ditore dhe mujore.

## Rezultati

Rreth njëzet persona punojnë nga larg në kompjuterët e zyrës, pa asgjë të hapur në internet.

## Detaje teknike

**Arkitektura në detaj:** Host-e të virtualizuar (ESXi, vCenter), dy servera Guacamole (një për secilën linjë), një pool lidhjesh për çdo punonjës në bazën e të dhënave me row locking dhe një aplikacion desktop i brendshëm për stafin dhe menaxherët.

**Shtresat:** Infrastrukturë, Rrjet, Software, Siguri

**Teknologjia:** ESXi, vCenter, Guacamole, MikroTik, C#
