Puna bëhet me hapa manualë.
Email, tabela, chat-e, telefonata dhe skedarë. Secili mban në kokë një pjesë të procesit, dhe gjithçka varet prej tij.
Plexus lidh njerëzit, veglat, të dhënat, proceset e punës, AI-në dhe infrastrukturën tuaj në një sistem të vetëm dhe inteligjent.
Sisteme biznesi & operacione inteligjente
E kthejmë mënyrën si funksionon biznesi juaj në një sistem të ndërtuar mbi punën tuaj reale.
CRM · Procese · Stafi · Projekte & detyra
Zëvendësojmë punën e përsëritur me automatizim të kontrolluar dhe procese të specializuara me AI.
Automatizim · Agjentë AI · Përpunim dokumentesh · Trajtim kërkesash
Lidhim veglat që keni dhe ndërtojmë rreth tyre infrastrukturën, aksesin dhe sigurinë.
Integrime & API · Servera & VM · Rrjete & VPN · Akses nga larg
I copëzuar, i organizuar, i lidhur, i automatizuar, inteligjent. I njëjti biznes, hap pas hapi.
Email, tabela, chat-e, telefonata dhe skedarë. Secili mban në kokë një pjesë të procesit, dhe gjithçka varet prej tij.
Kush bën çfarë, çfarë shkakton çfarë, ku humbet koha dhe ku lindin gabimet. Me matje, jo me hamendje.
Çdo pjesë merr vendin e vet: biznesi, proceset, të dhënat, infrastruktura. Rregullat dhe të dhënat që ruhen përcaktohen para se të shkruhet kodi.
Ngjarjet vënë në lëvizje proceset. Agjentët e AI-së ndajnë, përgatisin drafte dhe kontrollojnë brenda kufijve, ndërsa atë që ka rëndësi e miraton një njeri.
Kërkesat kthehen në të dhëna, të dhënat në raporte, dhe AI-ja punon mbi të njëjtat të dhëna brenda rregullave të përcaktuara. Njerëzit merren me punën që mund ta bëjnë vetëm njerëzit.
Sistemi ndërtohet me rritjen në mendje: që të pranojë më shumë përdorues, procese dhe integrime, dhe çdo shtesë të bëhet pjesë e të njëjtit sistem, jo edhe një vegël tjetër e shkëputur.
Sisteme reale, që punojnë sot. Asnjë rezultat i sajuar.
Platformë SaaS multi-tenant dhe white-label, e lindur nga sistemi i NVMAX: çdo agjenci drejton punën e vet dhe rritjen e klientëve të vet në një vend, me markën e vet.
NVMAX, një agjenci marketingu me shërbim të plotë, menaxhon klientët, projektet, të dhënat dhe raportet në një sistem të vetëm me markën e vet. Ky sistem u bë PlexWizz.
Një agjenci turizmi që e studiuam fillimisht dhe pastaj e rindërtuam rreth një sistemi të vetëm: kërkesa, rezervime, kalendar, portal klienti dhe website i ndërtuar nga të dhënat.
Në vend të Excel-it, një sistem në serverin e zyrës së klientit: punonjës, dokumente, skadime, vendosje në punë dhe auditim.
Katër faza në çdo projekt: kuptojmë biznesin, projektojmë sistemin, e ndërtojmë dhe e përmirësojmë.
Si punon biznesi, ku humbet kohë dhe çfarë i duhet.
Sistemi projektohet rreth mënyrës si punoni realisht. E shihni para se të ndërtohet.
Software, automatizim, AI, integrime, infrastrukturë. Fillimisht një version që punon, pastaj e provojmë dhe e përmirësojmë bashkë me ekipin tuaj.
E vëmë në punë, e masim, ndreqim atë që nuk shkon dhe shtojmë pjesën e radhës.
Përmirësimi ushqen kuptimin në ciklin tjetër.
Platforma web, marketing dixhital, infrastrukturë rrjeti dhe software biznesi, të realizuara për kompani nga industri të ndryshme.
Mbi këtë përvojë themelohet Plexus, për të projektuar dhe ndërtuar sisteme biznesi rreth mënyrës si funksionojnë realisht kompanitë.
Përvojë e kthyer në sisteme që punojnë çdo ditë, në rrjete, zyra dhe biznese reale.
Na tregoni si punon biznesi juaj dhe çfarë nuk po funksionon. Nuk është nevoja të dini çfarë teknologjie ju duhet.